Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Futbolli i rrugës, “Vetëtima” shkruan historinë! Shqipëria në gjysmëfinalen e Botërorit

July 15
10:48 2016

...

Futbolli i rrugës nuk është shumë i njohur, por duket se është kthyer së fundi në fokusin e trajnerëve të futbollit pasi kanë parë në këtë kategori potencial vërtet të mirë lojtarësh. Edhe pse vëmendja kryesore ka qenë te Kampionati Europian i Futbollit, në Brazil është mbajtur Kampionati Botëror i Futbollit të Rrugës. Ky futboll luhet me skuadra të përbëra nga pesë lojtarë.

Në kampionat morën pjesë 50 skuadra nga e gjithë bota, mes të cilave edhe përfaqësuesja shqiptare. Ky turne u realizua nën drejtimin e futbollistit brazilian Neymar dhe akademisë së tij. Skuadra shqiptare mbante emrin “Vetëtima” dhe korri mjaft sukses në këtë përfaqësim. Pasi kaloi grupet, “Vetëtima” mundi Turqinë, Greqinë dhe doli në gjysmëfinale me Holandën.

Pikërisht në gjysmëfinale “Vetëtima” ndaloi rrugëtimin, por duhet thënë se ishte shumë pranë suksesit në finale. Trajneri i tyre është shprehur mjaft optimist për rezultatin që kanë marrë djemtë shqiptarë dhe është i entuziazmuar për të ardhmen e futbollit.

Djemtë e skuadrës “Vetëtima” që na përfaqësuan kaq denjësisht janë: Xhuljan Reçi, Erlad Leci, Klajdi Ibrahimi, Denis Hyka dhe Jurgen Isaku.

Komento
Shperndaje