Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Euro 2016 – Gafa e UEFA-s: Shqipëria zbret në fushë sot në orën 18:00

(Foto) Euro 2016 – Gafa e UEFA-s: Shqipëria zbret në fushë sot në orën 18:00
June 22
11:05 2016

Ndërkohë që në prag të ndeshjeve të sotme, të fundit për fazën e grupeve të Euro 2016, të gjithë shqiptarët qëndrojnë me laps e me letër për të parë kombinimet e mundshme që do të na shihnin të kualifikoheshim, faqa zyrtare e UEFA-s i lejon vetes të bëjë ‘shaka’!

Në një postim të para pak minutave ku shfaqej tabela e ndeshjeve që do të luhen sot, në vend që të vendosej flamuri austriak përkrah emrit të Austrisë, për pak kohë u pa të ishte flamuri shqiptar aty.

Epo, të ketë ndryshuar Austria flamur, e çuditshme duket. Aq më tepër të ketë kopjuar atë tonin.

Ndoshta duan të ndihen sadopak ‘shqiptarë’ në ndeshjen e tyre të fundit, e të kopjojnë rezultatin e arritur prej nesh?

Asgjë nuk mund të përjashtohet…

Ajo që në fakt na bën mirë të mendojmë është se UEFA dëshiron të na shohë sërish në fushë. Të jetë ky ‘gabim’ një shenjë e mirë për rezultatet e sotme? Le të shpresojmë…

LOLUEFAOK

Etiketimet
Shperndaje