Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

(Foto) Argjentinë – Lionel Messi-n e lënë pa kokë!

(Foto) Argjentinë – Lionel Messi-n e lënë pa kokë!
January 10
19:04 2017

Sikur të mos mjaftonin sukseset e njëpasnjëshme të rivalit të tij të përhershëm, Cristiano Ronaldo, si dhe periudha jo perfekte që po kalon Barcelona, Messi-t i vjen edhe një lajm i keq nga Argjentina.

Statuja e ngritur në nder të tij në Paseo de la Gloria, në Buenos Aires, është dëmtuar nga një grup vandalësh ende të paidentifikuar. Skulptura, e cila është inauguruar verën që lamë pas për të bindur yllin e futbollit të rikthehet me Kombëtaren e Argjentinës, u dëmtua në pjesën e bustit, duke përfshirë edhe kokën, e cila është zhdukur.

Komuna e Buenos Aires-it ka nisur menjëherë punimet për restaurimin e veprës së artit. /Blitz.al/

messi-statuja

 

Shperndaje