Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formula 1 – Nico Rosberg fiton në Japoni. “Mercedes” shpallet kampion për konstruktorë

Formula 1 – Nico Rosberg fiton në Japoni. “Mercedes” shpallet kampion për konstruktorë
October 09
10:17 2016

Nico Rosberg me “Mercedes”-in e tij ka arritur të triumfojë në Çmimin e Madh të Japonisë.

Gjermani, i cili kryeson kampionatin, la pas makinën “Red Bull” të Max Verstappen. Në vendin e tretë u rendit Lewis Hamilton, ndërsa 2 makinat “Ferrari” në vendet 4 dhe 5, me Sebastian Vettel e Kimi Raikkonen.

Me këtë fitore të Rosberg dhe me vendin e tretë të Hamilton, skuderia “Mercedes” siguron matematikisht titullin kampion për konstruktorë, 4 gara para përfundimit të kampionatit.

Mbetet ende e hapur lufta për pilotë, me Rosberg që kryeson klasifikimin me 313 pikë, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, i vetmi që mund ta rivalizojë, ka 280 pikë. /Blitz.al/

Shperndaje