Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formula 1 – Mercedes tallet me Ferrari-n e Sebastian Vettel

Formula 1 – Mercedes tallet me Ferrari-n e Sebastian Vettel
September 18
11:04 2016

“Mbeta vetëm me 3 rrota, kështu nuk mund të bëja dot shumë!”

Këto ishin fjalët e para të pilotit gjerman të Ferrari-t, Sebastian Vettel, i cili në provat zyrtare të Singapor-it u skualifikua që në pjesën e parë për shkak të një problemi në makinë, i cili e detyron atë të niset i fundit në garën e ditës së sotme.

Sikur të mos i mjaftonte ky fat i keq gjermanit, ja ku vjen edhe ironia e rivalëve. Në profilin e saj në Twitter, skuderia Mercedes ka postuar një foto të një makine të vjetër me 3 rrota, për të ironizuar pikërisht aventurën e fundit të Vettel.

Një ironi me nota komike kjo nga ana e Mercedes, por që me siguri nuk është pëlqyer shumë në bokset e Ferrari-t. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje