Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formula 1 – Felipe Massa deklaron tërheqjen

Formula 1 – Felipe Massa deklaron tërheqjen
September 01
15:20 2016

Braziliani Felipe Massa, i emocionuar, ka deklaruar tërheqjen nga bota e Formula 1.

Piloti i skuderisë “Williams” e ka bërë publik vendimin në një konferencë për shtyp në Monza, vend të cilin, falë eksperiencës së tij të gjatë te “Ferrari”, e konsideron shtëpinë e tij të dytë.

“Pas 15 viteve karrierë, këto do të jenë 8 garat e fundit për mua”, – u shpreh Massa.

Braziliani ka qenë pilot i “Sauber”, “Ferrari” dhe “Williams”. Ka marrë pjesë në 243 gara gjithsej, duke fituar 11 prej tyre e duke u ngjitur 41 herë në podium. /Blitz.al/

Shperndaje