Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formula 1 – Çmimi i Madh i Belgjikës, triumfon Rosberg

Formula 1 – Çmimi i Madh i Belgjikës, triumfon Rosberg
August 28
16:38 2016

Fitore e thjeshtë për pilotin e Mercedes-it, Nico Rosberg!

Finlandezi kthehet te fitorja pas 4 javësh në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Pas tij ndodh gjithçka!

I dyti është renditur Daniel Ricciardo me Red Bull dhe i treti Lewis Hamilton, i cili e nisi garën nga fundi.

2 makinat Ferrari janë prekur me njëra-tjetrën dhe me Max Verstappen që në nisje, duke arritur vetëm në vendin e 6 me Sebastian Vettel dhe në të 9-n me Kimi Raikkonen.

Gara u ndërpre për shkak të aksidentit të rëndë të Magnussen, i cili u përplas me muret rrethuese. Fatmirësisht holandezi doli vetë nga makina dhe, sipas informacioneve të fundit, ndjen vetëm pak dhembje në nyjën e këmbës së majtë.

Pas garës së sotme, renditja zyrtare e kampionatit sheh sërish britanikun Hamilton në vend të parë me 232 pikë. Pas tij, shoku i skuadrës, Rosberg, me 223 pikë, ndërsa i treti Ricciardo me 151 pikë. /Blitz.al/

Shperndaje