Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formula 1 Brazil: Triumfon britaniku Lewis Hamilton

Formula 1 Brazil: Triumfon britaniku Lewis Hamilton
November 13
20:43 2016

Britaniku Lewis Hamilton fiton garën e Brazilit, dhe shtyn për në cirkuitin e fundit shpalljen e kampionit të Formulës 1. Në vend të dytë ka dalë shoku i tij i skuadrës Nico Rosberg.

Thuajse çdo xhiro është shoqëruar me incidente të shumta për shkak të kohës së keqe me shi, dhe pistës së rrëshqitshme. Pavarësisht fitores së sotme, tabela e pilotëve kryesohet nga Rosberg me 367 pikë, ndjekur nga Hamilton me 355.

Tashmë do të duhet të presim garën e fundit të sezonit në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe për të mësuar kampionin e këtij sezoni që na ka dhuruar emocione pa fund. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje