Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formula 1 – Alonso do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Kinës

Formula 1 – Alonso do të marrë pjesë në Çmimin e Madh të Kinës
April 15
11:26 2016

Tashmë nuk ka më dyshime, Fernando Alonso do të garojë me McLaren-in e tij në garën e radhës të Çmimit të Madh të Kinës.

Spanjolli e kishte marrë lejen që dje nga mjekët për t’u rikthyer në pistë, ama gjendja e tij shëndëtësore ishte për t’u verifikuar, pas provave të para të lira të zhvilluara në Shanghai.
Fatmirsisht testi ka dhënë sinjale positive. Alonso mund të garojë i qetë në garën e fundjavës, pasi kaloi një periudhë të vështirë jashtë pistave!

Aksidenti i frikshëm në Melbourne, i cili i shkaktoi fraktura të disa brinjëve tashmë është pjesë e së shkuarës. Piloti i McLaren rikthehet me dëshirën dhe motivimin e duhur për të rikuperuar pikët e lëna pas, e pse jo për t’u futur në garë për vendet e para, gjë që i mungon prej kohësh!

Në provat e para të lira ai u rendit në vend të 12-ë. Në krye të listës së garuesve u rendit Nico Rosberg, pas tij Lewis Hamilton dhe Sebastian Vettel.

Komento