Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Formacioni, ja si mund të luajë Shqipëria në miqësoren përballë Austrisë

Formacioni, ja si mund të luajë Shqipëria në miqësoren përballë Austrisë
March 23
17:59 2016

Tekniku italian dhe ndihmësit e tij po përpiqen të konstatojnë gjendjen e secilit lojtar.

Përballja me Austrinë do të jetë një barometër i mirë për të parë gjendjen e skuadrës së Shqipërisë dhe trajneri De Biazi do të ketë mundësinë për të rikuperuar më pas defektet që do të konstatohen në këtë miqësore.

Të gjithë janë të vetëdijshëm se kompeticione si Europiani, ku Shqipëria merr pjesë për herë të parë, kërkojnë perfeksion në çdo detaj për të synuar triumfin.

Duke qenë se koha nuk është në dispozicion, pasi kërkohen ditë përgatitje, italiani po provon disa variante për t’i paraprirë ndonjë të papriture.

Rreshtimi – Në seancën e djeshme stërvitore, italiani i dha më shumë rëndësi anës taktike, ku projektoi katërshen e mbrojtjes, ndërsa binte në sy rikthimi i shtatlartit Mërgim Mavraj në krah të kapitenit Cana dhe Agollit e Hysajt nga krahët. Interesant është fakti që në variantin e dytë, përkrah Mërgim Mavrajt është testuar Gjimshiti në qendër, ndërsa nga krahët nuk ka ndryshuar dyshja Agolli­-Hysaj.

Kaçe titullar – Për dy repartet e tjera, italiani nuk ka vendosur ende, pasi mesfushorët Abrashi dhe Memushaj s’u stërvitën me grupin. Bie në sy që në provën e parë tekniku ka rreshtuar Kaçen dhe Kukelin në qendër me Roshin e Gashin që kanë sulmuar nga krahët.

Në katërshen tjetër të testuar në këtë repart ka qenë Xhaka e Shala në qendër dhe Lenjani e Roshi kanë sulmuar nga krahët.

Sulmi – Edhe reparti i avancuar ka jo pak dilema. Në aksionet e provuara trajneri ka testuar sulmin me dy fillimisht, ku Sadiku dhe Balaj kanë provuar të finalizojnë drejt portës.

Në provën tjetër, Cikalleshi ka qenë ai që ka udhëhequr repartin e avancuar përkrah Sadikut.

Komento
Shperndaje