Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Florian Marku sërish kampion! Mposht serbin për 90 sekonda: “Mund të rrah tre të tillë, nuk kam konkurrentë”

Florian Marku sërish kampion! Mposht serbin për 90 sekonda: “Mund të rrah tre të tillë, nuk kam konkurrentë”
June 09
08:13 2018

Mbrëmjen e djeshme Kick-boxeri florian Marku është ndeshur me serbin Dragisic në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Ai ka arritur të rrëzojë kundërshtarin  për herë të parë në 40 sekondat e para dhe në sekonin e 90 është shpallur fitues i këtij dueli. Vetë Marku pas përfundimit të ndeshjes është shprehur se mund të mposhtë edhe tre kundërshtarë të tillë.

“Nuk kam konkurrentë, tri kundërshtarë të tillë mund t’i rrah në ring për një moment. Dua kundërshtarë më të denjë. Tani është radha që të shkojmë në majat e arteve marciale. Do të shkoj deri në UFC dhe aty do ta çoj këtë flamur. Faleminderit të gjithëve”, u shpreh Marku për tg.

Florian Marku me ndihmën e federatës shqiptare të arteve marciale do të synojë majat e kësaj disipline në UFC duke ndjekur hapat e Ilir Latifit./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje