Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filma me superbuxhet, por me fitime minimale, pavarësisht yjeve në kast…

Filma me superbuxhet, por me fitime minimale, pavarësisht yjeve në kast…
November 07
20:36 2016

Shpesh nuk mjafton të kesh një emër të madh në kastin e aktorëve për të siguruar suksesin në shitjen e biletave.

Në vitet e fundit, disa nga yjet e Hollywood-it kanë dështuar në këtë aspekt njëri pas tjetrit.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Inferno” i Tom Hanks ka arkëtuar 26 milionë dollarë, krahasuar me 75 milionët e investuar. E njëjta histori edhe për Tom Cruise, i cili me “Jack Reacher” ka arkëtuar 49 milionë dollarë, dukshëm më pak se 60 milionët e kostos së prodhimit.

“Flop” edhe për “Deepwater Horizon” me Mark Wahlberg, i cili ka kushtuar 110 milionë, duke përfituar vetëm 59 milionë. Në këtë grup futen dhe filmat “Bridget Jones’s Baby” me Colin Firth e Renee Zellweger, “Ben-Hur” me Morgan Freeman etj.

Rastet e sipërpërmendura tregojnë qartë se publiku kërkon të shohë diçka të re dhe vërtet tërheqëse, përtej emrit të madh të aktorit dhe historisë së tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje