Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Filippo Inzaghi: Higuain 90 milionë euro… Po unë dhe Vieri sa do të vlenim sot?

Filippo Inzaghi: Higuain 90 milionë euro… Po unë dhe Vieri sa do të vlenim sot?
November 05
13:19 2016

Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e djeshme për “Rai Sport 1”, legjenda Filippo Inzaghi ka folur për eksperiencën e tij si trajner, duke nisur nga periudha e kaluar te Milan e deri sot që drejton skuadrën e Venezia-s në Lega Pro.

Ndër të tjera, ish-bomberi i Milan e Juventus ka dhënë mendimin e tij për sulmuesit në Serinë A italiane, mes të cilëve ka veçuar Gonzalo Higuain, si një ndër më të spikaturit:

“Nëse “Pipita” u ble për 90 milionë euro, po unë dhe Bobo Vieri sa do të kushtonim sot? Vërtet nuk e kuptoj…”,  – është shprehur Super Pippo, për shifrën marramendëse me të cilën Juventus bindi skuadrën e Napoli-t për të lënë të lirë sulmuesin argjentinas, golashënues të Serisë A sezonin e kaluar.

Kujtojmë se në vitin 2001, kur Inzaghi u transferua nga Juventus te Milan, u ble për 70 miliardë lira (35 milionë euro), ndërkohë që Vieri kaloi nga Lazio te Inter për 90 miliardë lira (45 milionë euro). /Blitz.al/

Komento
Shperndaje