Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“FIFA The Best 2018”, përcaktohen 10 të nominuarit, përjashtohet Neymar

“FIFA The Best 2018”, përcaktohen 10 të nominuarit, përjashtohet Neymar
July 25
18:49 2018

 

FIFA ka zbuluar sot 10 emra të njohur të futbollit botëror që do të garojnë mes tyre për të fituar çmimin prestigjoza “FIFA The Best” për vitin 2018. Lista me 10 kandidatë  përmban emra të njohur të futbollit të cilët janë përzgjedhur duke marrë parasysh edhe performancën e tyre në Kupën e Botës.

Antoine Griezmann, Kylian Mbappe, Raphael Varane, Cristiano Ronaldo,  Lionel Messi, Mohamed Salah, Luka Modric, Harry Kane dhe dy belgët Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë kandidatët për këtë çmim teksa jashtë kësaj liste është lënë Neymar.

Në fillim të shtatorit të nominuarit për këtë çmim prestigjoz do të jenë vetëm 3, ndërsa në 24 shtator në Londër shumë më herët se zakonisht do të përcaktohet futbollisti fitues i FIFA The Best për vitin 2018.

Komento
Shperndaje