Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FIFA – Komisioni i Etikës shfajëson Platinin

FIFA – Komisioni i Etikës shfajëson Platinin
April 26
16:42 2016

E pabesueshme, por e vërtetë!

Pas shumë muajsh procesesh, Komisioni i Etikës i FIFA-s hedh poshtë akuzat më të rënda të bëra drejt ish-kreut të UEFA-s, Michel Platini.

Kështu pra, bien akuzat për falsifikim dhe korrupsion për të cilat vetë komisioni kishte kërkuar 1 vit më parë pezullimin përjetë të francezit, si shkak i marrjes së 2 milionë frangave zvicerane në 2011-n nga ana e Sepp Blatter.

Sigurisht që ky është një lajm pozitiv për Platinin, por pavarësisht kësaj akuzat për konflikt interesi dhe mungesë ndershmërie janë ende në fuqi, të cilat e mbajnë atë jashtë botës së futbollit për 6 vitet e ardhshme.

Për këtë dënim, si Platini ashtu edhe Blatter e kanë çuar dosjen për rishikim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (TAS) dhe do të diskutohet të premten që vjen.

Komento
Etiketimet
Shperndaje