Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FIFA hap hetim për Lichtsteiner, bëri shqiponjën në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit

FIFA hap hetim për Lichtsteiner, bëri shqiponjën në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit
June 25
12:56 2018

Zvicra ka lënë pas një fitore të bujshme me Serbinë e cila prej ditësh vazhdon të jetë protagoniste e lajmeve. Fitorja me rezultat 2 me 1 si pasojë e dy golave të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës si dhe festa e futbollistëve shqiptarë duke bërë shqiponjën pas shënimit të golave është komentuar kudo në mediat botërore.

Në përkrahje të tyre ka dalë edhe Staphan Lichtsteiner , kapiteni i Zvicrës i cili pas golit, ka bërë bashkë me shqiptarët shqiponjën në shenjë solidariteti.

Por ky gjest mund t’i kushtojë pezullim edhe Lichtsteinerit.

Pasi është hapur procedurë disiplinore ndaj dy futbollistëve më të mëdhenj të Zvicrës, Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës, FIFA ka hapur një hetim edhe për Lichtsteiner./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje