Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

FIFA dënon Shqipërinë me një gjobë prej 7,500 frangash

FIFA dënon Shqipërinë me një gjobë prej 7,500 frangash
August 25
17:58 2016

Federata Shqiptare e Futbollit është dënuar me një gjobë prej 7,500 franga, pasi kështu ka vendosur Komiteti Disiplinor i FIFA-s.

Në faqen zyrtare të FIFA-s, shkruhet se FSHF dënohet me një gjobë prej 7,500 frangash zviceriane dhe humbet në tavolinë ndeshjen me Luksemburgun, me rezultatin 3:0.

Arsyeja e këtij vendimi është se në ndeshjen e luajtur në 29 Mars të këtij viti, Shqipëria ka aktivizuar një lojëtar, i cili kishte marrë numrin e mjaftueshëm të kartonave të verdhë për të qenë në fushë, Ergys Kaçën.

Sipas FIFA-s, Shqipëria ka thyer rregullin me numër 55 të Kodit Disiplinor dhe për këtë duhet të pranojë dënimin.

Kombëtarja kishte fituar me Luksemburgun me rezultatin 2 me 0, falë Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit.

Komento
Shperndaje