Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Festivali i golave, Dortmund – spektakël përballë Legias

Festivali i golave, Dortmund  – spektakël përballë Legias
November 23
08:39 2016

Mbrëmja e djeshme në Champions League na ka dhuruar një spektakël të jashtëzakonshëm në të gjitha ndeshjet, por mund të veçojmë përballjen mes Dortmund e Legias, që rezultoi në një festival golash.

Plot 12 herë është nxjerrë topi nga rrjetat përkatëse, pas rezultatit 8-4, të paparë ndonjëherë deri në kompeticionin më të madh futbollistik europian, Champions League.

Vlen të theksohet rikthimi i Marco Reus pas një dëmtimi të gjatë 6-mujor duke shënuar 3 gola.

Fat i keq për Legian, që i ka shënuar dy skuadrave më të forta të grupit, Realit të Madridit dhe Borussias së Dortmundit, përkatësisht 7 gola, por pa mundur të marrë asnjë pikë.

Ndeshja me rekord golash deri dje në Champions League ka qenë Monaco-Deportivo La Corunia e vitit 2003, që përfundoi me rezultatin 8-3.

Takimet e tjera të mbrëmjes ishin:  CSKA Moskow-Leverkusen 1-1, Monaco-Tottenham Hotspur  2-1,  Sporting CP-Real Madrid  1-2,  Kobenhavn-Porto  0-0,  Leicester City-Club Brugge  2-1,  Dinamo Zagreb-Lyon  0-1, Sevilla-Juventus  1-3. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje