Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Federata Shqiptare e Futbollit zbulon datën kur do të luhet ndeshja e parë në “Arena Kombëtare”

Federata Shqiptare e Futbollit zbulon datën kur do të luhet ndeshja e parë në “Arena Kombëtare”
February 07
11:14 2019

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që ndeshje e parë në stadiumin “Arena Kombëtare” do të zhvillohet në datë 11 qershor, ku Shqipëria do të përballet me Moldavinë.

Sipas Syri.net, FSHF-ës i mungojnë 2 milion euro në arka, shumë e cila vendosi në pikëpyetje përfundimit e stadiumit, të paktën kështu u fol nga zyrat e FSHF-ës por përballë faktit ku duhet të dorëzonin emrat e stadiumeve, drejtuesit e Federatës vendosën datën 11 qershor për inaugurimin e stadiumit.

Shqipëri-Moldavi është takimi i katërt në radhë për kualifikueset e Europianit, ndërsandeshja e parë do të jetë ajo kundër Turqisë më 22 mars./Blitz.al/

Komento
Shperndaje