Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Federata shqiptare e Futbollit anulon ndeshjet e kësaj jave, ja arsyeja!

Federata shqiptare e Futbollit anulon ndeshjet e kësaj jave, ja arsyeja!
March 07
12:59 2019

Federata Shqiptare e Futbollit, pas vendimit të arbitrave për të bojkotuar kampionatin, ka njoftuar të gjithë klubet shqiptare të të gjitha kategorive se nuk do të zhvillohen ndeshjet e programuara për fundjavën.

Ballkanëeb raporton se nuk dihet ende se sa do të zgjasë bojkoti i arbitrave dhe cila do të jetë zgjidhja, por është e sigurt që të paktën këtë fundjavë nuk do të luhet futboll në të gjitha kategoritë.

Federata Shqiptare e Futbollit pret reagimin e Policisë së Shtetit, që të marrë përgjegjësitë për sigurinë e “bilbilave” me praninë e tyre në impiantet sportive, si e vetmja rrugë për të shmangur incidentet si ai i Kamzës, ku u dhunua barbarisht gjyqtari Eldorjan Hamiti.

Në Superiore, sipas programit, të premten do të zhvilloheshin Skënderbeu-Kukësi dhe Partizani-Teuta, ndërsa të shtunën Kastrioti-Tirana dhe Laçi-Flamurtari.

Me përjashtimin e Kamzës Luftëtari është pushim, pasi i merr tri pikët në tavolinë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje