Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Federata Italiane e Futbollit gjobit me 5 mijë € Igli Taren, ja arsyeja!

Federata Italiane e Futbollit gjobit me 5 mijë € Igli Taren, ja arsyeja!
April 06
10:09 2019

Drejtori sportive i Lacios, Igli Tare ka përfunduar në Komisionin e Disiplinës të Federatës Italiane të Futbollit, pas episodit të penalltisë që ndëshkoi Lacion në transfertën e mesjavës në Emilia-Romanja kundër SPAL-it.

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë ka kritikuar dhe ofenduar VAR-in, i cili i akordoi një 11 metërsh shumë të çuditshëm në favor të ekipit vendës, penallti e cila u shndërrua në gol.

Siç raporton Ballkanëeb, Tare u shfaq shumë i acaruar për këtë 11 metërsh dhe vijoi me kritikat e tij dhe në përfundim të sfidës, ç’ka ka detyruar Komisionin e Disiplinës ta gjobisë me 5 mijë euro drejtorin sportiv të Lacios./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje