Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fatkeqësisht, edhe këtë herë femrat janë diskriminuar në Lojërat Olimpike! Ja cilat janë rastet…

August 10
13:34 2016

...

Sigurisht, në çdo event që përfshin të gjithë botën ka edhe prapaskena të pakëndshme. Një nga këto vazhdon të jetë diskriminimi që i bëhet femrës në evenimente sportive, ku fokusi kryesor është te gara dhe jo tek imazhi i sportistit. Në Lojërat Olimpike të këtij viti, edhe pse është manifestuar së shumti paraprakisht se mundësitë do të jenë të barabarta mes femrave dhe meshkujve, shpërblimet po ashtu, sërish ka disa raste të cilat na kanë zhgënjyer.

Rasti i parë i diskriminimit është me një gazetare sportive, Helen Skelton, e cila u kritikua në masë për veshjen e një fustani më të shkurtër “se sa duhet”, madje nuk u ndalën as me kaq por kërkuan që të mbulonte edhe pjesën e krahëve dhe shpatullave.

Një tjetër rast është kur sportistja, e cila trajnohej nga bashkëshorti, Corey Cogdell-Unrein, fitoi medalje. Ajo nuk u urua si sportiste, por si “gruaja e trajnerit”.

Ndërsa ka plot raste të tjera kur gjimnastet janë kritikuar për veshjet e tyre, me fraza të tipit: “ngjyra e veshjes nuk përputhet me ngjyrën e lëkurës”, “kjo veshje nuk është për Lojëra Olimpike” apo “kjo ngjyrë e veshjes është shumë e ndezur për gara sportive”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje