Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Familja e Michael Schumacher padit revistën gjermane: Spekulime të papërgjegjshme, Michael nuk mund të ecë

September 19
12:00 2016

...

Familja e Michael Schumacher ka paditur revistën gjermane “Bunte” mbi një artikull të cilët ata kanë publikuar se 47-vjeçari mund të ecë.

Avokati i Schumacher ka shpjeguar në gjykatë të gjitha lëndimet shkatërruese që klienti i tij ka pësuar në një aksident në ski në vitin 2013.

Kampioni i Formula 1 ka qenë në koma për një kohë të gjatë dhe revista gjermane ka shkruar se tashmë ai është shëruar, një shkrim ky i mohuar nga familja duke paraqitur në gjyq detaje nga gjendja shëndetësore e Schumacher. Aktualisht ai është në shtëpinë e tij në Gjenevë ku një staf i tërë po kujdeset dita-ditës për të.  “Bunte” ka shkruar se një burim i afërt ka konfirmuar se me ndihmën e terapistëve  Michael ka arritur të bëjë disa hapa dhe ka mundur të ngrejë krahët.

Sakaq avokati ëhstë shprehur se këto spekulime janë të gabuar dhe të papërgjegjshme.

“Spekulimi i tillë është i papërgjegjshëm, sepse duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve, kjo është shumë e rëndësishme për Michael. Për fat të keq ata gjithashtu japin shpresa të rreme për shumë njerëz të përfshirë.”- është shprehur avokati.

Schumacher ishte me  pushime me gruan Corinna dhe dy fëmijët e tij,kur goditi kokën mbi shkëmbinj në vendpushimin e skive të Mirabel më 29 dhjetor 2013. Ai ishte në gjendje kome e në spitalin e Grenoble për gjashtë muaj. Pritet që Gjykata të jap një vendim për rastin të në muajin tetor./Blitz.al/

Komento
Shperndaje