Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

F1: Benz pengon Hamilton?!

F1: Benz pengon Hamilton?!
May 02
12:59 2016

Gara e djeshme në Formula 1 duket se ka qenë një simfoni e Mercedez-it, pasi për një kohë të gjatë të dy pilotët e kësaj kompanie, si Rosberg ashtu edhe Hamilton, ishin në pozicionet e para. Rosberg, i cili  mori arratinë i pari, e ruajti pozicionin e tij, ndërkohë që Hamilton bëri progres në momentin që u pozicionua në vendin e 10-të dhe më pas u ngjit në vendin e dytë deri në fund të garës.

Mirëpo, sipas zërave në rrjetet sociale fakti që Hamilton po qëndronte në vendin e dytë nuk ishte si pasojë e pamundësisë së tij, por një makinacion i kompanisë “Benz” për të nxjerrë 4 herë radhazi kampion Rosberg-un. Duket se këto fjalë kanë shkuar edhe në veshin e drejtuesve të “Benz”-it, ndaj drejtori i Përgjithshëm ka reaguar si më poshtë:

“Besoj se është shumë e vështirë t’i marrësh njerëzit seriozisht, kur këta të fundit bëjnë disa komente duke ndenjur shtrirë në kolltukun e shtëpisë së tyre,  duke abuzuar me lirinë e fjalës nëpër rrjete sociale e duke hedhur baltë mbi kompaninë tonë. Sigurisht që ne nuk bëjmë asgjë qëllimisht. Ndihemi shumë të fyer që kompania jonë trajtohet abuzivisht nëpër komente, nuk dua që këto fjalë të demoralizojnë djemtë tanë që kanë performuar shkëlqyer”, – ka thënë Toto Wolff.

Duke dashur të kthejë një përgjigje për rastin e Hamilton ai vazhdon: “Hamilton nuk na ka zhgënjyer kurrë. Ky është një sport që ka lidhje me mekanikën, ndaj dhe befasi ndodhin. Ai ka fituar 2 kampionate me skuadrën tonë, si mund të mendoni se ne bëjmë diçka kundër tij?”

Etiketimet
Shperndaje