Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Evra ‘tradhton’ Paul Pogba-në: “Griezmann, futbollisti më i talentuar!”

Evra ‘tradhton’ Paul Pogba-në: “Griezmann, futbollisti më i talentuar!”
May 24
16:52 2016

Tashmë Kampionati Europian është në prag, e të zotët e shtëpisë shihen si favoritë nga ekspertët e futbollit.
Trajneri Deschamps mund të mbështetet te një numër i madh talentesh të rinj, të etur për të rikthyer trofeun kontinental në Francë, pas 16 vitesh mungesë.

Mes futbollistëve të rinj është edhe veterani Patrice Evra, i cili pas mbylljes së një viti si kampion tek Juventus kërkon të ngrejë edhe një kupë me kombëtaren.

“Mendoj se lojtari francez më i talentuar aktualisht është Antoine Griezmann. Është e pamundur të mos dashurohesh me mënyrën se si ai e kontrollon topin!” – shprehet Evra, duke “e tradhtuar” kështu shokun e tij te ‘bardhezinjtë’, Paul Pogba.

“Ndoshta Pogba-së do t’i ngihen nervat me “xhaxha Pat’’, edhe pse mendoj se situata e vërtetë në këtë moment është kështu si thashë!” – shtoi ai.

Pavarësisht këtyre fjalëve, që me siguri shokut të tij Paul nuk do i kenë pëlqyer aspak, objektivi kryesor dhe i vetëm është triumfi në Euro 2016:

“Këtë turne e luaj vetëm për të ngritur kupën. Në krahasim me 2 vite më parë kemi më shumë eksperiencë dhe unë kam shumë besim tek shokët e skuadrës!” – përfundon Evra.

Komento