Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Europa League – Ukrainasit mundin Skënderbeun me rezultatin 3:1

Europa League – Ukrainasit mundin Skënderbeun me rezultatin  3:1
September 14
21:01 2017

Skënderbeu u përball mbrëmjen e sotme me  Dinamon e Kievit në Ukrainë, sfidë e vlefshme për Grupin B. Pjesa e parë përfundoi me shifrat 0:1 për Skënderbeun, ku korçarët luajtën mirë  duke dhënë një performancë dinjitoze. Gjergji Muzaka në minutën e 39-të realizoi  golin e parë duke dhënë iluzionin e një fitoreje që do të ishte një mrekulli për Skënderbeun, por pjesa e dytë nuk ka rezultuar dhe aq fatsjellëse.

Pjesa e dytë nisi furishëm për vendasit, të cilët arritën të shënonin dy gola brenda minutës, 48′, 49′, duke përmbysur kështu shifrat.
Golat për ukrainasit u shënuan nga Serhiy Sydorchuk dhe Junior Moraes.
​Ndërsa goli i tretë erdhi nga pika e bardhë e penalltisë nga Dieumerci Mbokani në minutën e 65′./Blitz.al/

Shperndaje