Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Europa League – Jurgen Klopp: Rasti i golit, i vetmi gabim që bëmë, por lufta nuk ka mbaruar

Europa League – Jurgen Klopp: Rasti i golit, i vetmi gabim që bëmë, por lufta nuk ka mbaruar
April 29
09:52 2016

Ka rezultuar një mbrëmje e pafat ajo e djeshma për Jurgen Klopp dhe ekipin e tij të Liverpool, të cilët vetëm pak sekonda para fundit të ndeshjes e panë veten të pësonin një gol të shmangshëm, i cili do u jepte mundësinë atyre ta luanin ndeshjen e kthimit më të qetë në stadiumin e tyre!

Goli i shënuar nga Adrian Lopez në minutën e 92-të të takimit i dha skuadrës së Villareal fitoren në përballjen e parë me rezultatin 1 me 0, të vlefshme për gjysmëfinalet e UEFA Europa League.

Në deklaratat pas ndeshjes, trajneri Klopp  foli i bindur dhe plot shpresë për mundësitë që i ofron ndeshja e kthimit për të arritur finalen e kompeticionit, ama shprehu pakënaqësinë e një humbjeje që vjen nga një gol i pësuar në fund të takimit:

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur me golin e pësuar! Për të qenë i sinqertë, një kundërsulm në minutën e 92-të duket i pakuptimtë!” – shprehet gjermani për BT Sport.

“Ishte vetëm ndeshja e parë. Por mund të flasim edhe për rastin e Adam Lallanas-s i cili nuk ishte në pozicion jashtë loje, gjë e cila do të çonte në daljen me karton të kuq të Bailly të Villarreal! Pavarësisht kësaj, ishim të pafat,  por në “Anfield” do të tregojmë sa të fortë jemi!” –

E pra, duket se Klopp shpreh pakënaqësinë edhe ndaj vendimeve të arbitrit, ama në fund e mbyll me fjalët:

“Në rastin e golit ishte i vetmi gabim i madh që bëmë gjatë ndeshjes dhe ata shënuan. Ndodh, por lufta nuk ka mbaruar ende!”

Komento