Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Zlatan Ibrahimoviç i thotë “lamtumirë” Kombëtares Suedeze

Euro 2016 – Zlatan Ibrahimoviç i thotë “lamtumirë” Kombëtares Suedeze
June 21
20:33 2016

Prej vitesh ai është një nga lojtarët më të përfolur të futbollit europian. Edhe sot, në moshën 34-vjeçare, pritet me padurim destinacioni i tij i radhës, pasi u zbulua se nuk do të jetë më pjesë e Paris Saint Germain në sezonin e ardhshëm.

Si rrallëherë, sot ishte vetë Zlatan ai që foli i pari rreth së ardhmes së tij, kësaj radhe në lidhje me prezencën e tij në Kombëtaren Suedeze:

“Ndeshja e nesërme kundër Belgjikës mund të jetë e fundit me fanellën e Suedisë. Pas Euro 2016 do të heq dorë nga Kombëtarja, madje nuk do të marr pjesë as në Lojërat Olimpike”, – është shprehur Ibrahimoviç.

Kujtojmë se Suedia duhet të dalë fituese në përballjen me Belgjikën që të mund të shpresojë në një kualifikim në fazën tjetër të kompeticionit.

“Nuk dua ta mbyll me një zhgënjim”, – shton më tej sulmuesi.

Komento