Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Turqit ‘tërbohen’ me italianët: “Bojkotoni picën!”

Euro 2016 – Turqit ‘tërbohen’ me italianët: “Bojkotoni picën!”
June 24
11:24 2016

Ka lënë një shijë shumë të hidhur në Turqi humbja e Kombëtares Italiane kundër Irlandës, rezultat i cili e përjashtoi skuadrën e Fatih Terim nga Euro 2016.

“Ishim viktima të rregullores. Kjo formulë duhet të ndryshohet sa më shpejtë të jetë e mundur!” – deklaron ish-futbollisti turk Ridvan Dilmen për gazetën ‘Sabah’.
“Portugalia vazhdon rrugën e saj në Euro 2016 edhe pse barazoi në 3 ndeshje, ndërkohë që ne dhe Shqipëria që fituam nga 1 ndeshje, u eliminuam!” – shton Dilmen.

Ndërkohë, gazeta “Fanatik” sulmon Italinë:
“Italia na dogji!

Në këtë linjë është edhe ish-drejtori teknik i Turqisë, Ersun Yanal:
“Sjellja e tyre nuk ishte korrekte. Në futboll nuk ekzistojnë vetëm fitoret, duhet të tregohemi edhe të drejtë.”

Por, interesant është fakti se në rrjet ka shpërthyer një numër i madh komentesh për bojkot, me ftesa për të mos ngrënë më pica apo produkte të tjera italiane.

Komento
Etiketimet
Shperndaje