Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Spanjë-Itali në fazën e 1/8-ave, Iniesta: Kemi besim, jemi Spanja!

Euro 2016 – Spanjë-Itali në fazën e 1/8-ave, Iniesta: Kemi besim, jemi Spanja!
June 22
19:28 2016

Spanja vazhdon të konsiderohet si një nga favoritet e mëdha të Euro 2016, edhe pse në 3 paraqitjet e para të fazës së grupeve nuk është shfaqur në nivelet më të larta.

E fundit ishte edhe humbja e djeshme përballë Kombëtares së Kroacisë, e cila u mori spanjollëve kreun e renditjes, duke i lënë ata të dytët. Pikërisht ky pozicionim “surprizë” i spanjollëve bëri që në fazën tjetër të turneut ata të përballen me kombëtaren e Antonio Conte-s.

“U surprizuam në rastin e golit të Kroacisë. Janë gjëra që nuk duhet të ndodhin ama futbolli kështu është. Ndeshja nuk shkoi si deshëm, por gjithsesi e kaluam turin dhe kjo është ajo që vlen”, – shprehet mesfushori Andres Iniesta, jo pak i zhgënjyer.

“Në futboll duhet të tregohesh gati për gjithçka. Tani gjërat u komplikuan, por ne jemi Spanja dhe duhet të kemi besim”, – shkruan ai, duke iu referuar pikërisht përballjes me Italinë.

Më tej, ai shprehet rreth faktit se pjesa më e madhe e skuadrave të forta ka rënë në të njëjtin krah në fazën tjetër, short i cili do t’i vendosë ato menjëherë përballë njëra-tjetrës.

 

Komento