Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Si mund të kualifikohemi që sot për në fazën tjetër? Shqiptarët me sytë nga ekrani…

Euro 2016 – Si mund të kualifikohemi që sot për në fazën tjetër? Shqiptarët me sytë nga ekrani…
June 21
17:43 2016

Të gjithë para ekranit!

Ndeshjet e ditës së sotme të Euro 2016 mund të jenë vendimtare përsa i përket kualifikimit të Shqipërisë në fazën tjetër të kompeticionit.

Siç të gjithë e dini tashmë, fitorja e bujshme me rezultatin 1 me 0 ndaj Rumanisë përveçse na dha 3 pikët e para në një turne ndërkombëtar të këtyre përmasave, na dha gjithashtu mundësinë për të kaluar në fazën e 1/8-ave, edhe pse në dy ndeshjet e para morëm 0 pikë.

Këtë mund ta arrijmë që sot, me anë të kombinimeve të disa rezultateve të ndeshjeve të dy grupeve C dhe D, pa qenë nevoja të presim ndeshjet e nesërme.

Në grupin C, renditja është kjo: Gjermania 4 pikë, Polonia 4 pikë, Irlanda e Veriut 3 pikë, Ukraina 0 pikë.

Edhe pse shuma e golave të realizuar është disi e vështirë për t’u arritur, mundësia më e madhe që eliminon një ‘konkurente’ të Shqipërisë në këtë garë, është që në përballjen Irlanda e Veriut-Gjermani, gjermanët të fitojnë me një diferencë prej 4 golash, rezultat i cili do ta poziciononte Irlandën me të njëjtën kuotë pikësh me ne, por me një golavarazh më të keq, -3.
Ndërsa në ndeshjen tjetër duhet një barazim ose një fitore e Polonisë ndaj Ukrainës që ka 0 pikë.
Në grupin D renditja është kjo: Spanja 6 pikë, Kroacia 4 pikë, Republika Çeke 1 pikë, Turqia 0 pikë.

Në këtë grup, gjithë vëmendjen tonë e merr përballja Republikë Çeke-Turqi.
Rezultati i favorshëm për Kombëtaren Shqiptare është një fitore e mundshme e Turqisë me 1 gol diferencë, rezultat i cili do i rendiste të dyja këto ekipe pas nesh, ose barazimi.

E pra, të gjithë të karikuar? Sot bëhet tifo sikur të ishin ‘kuqezinjtë’ duke luajtur!