Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Ronaldo pas ndeshjes: Islanda festoi sikur fitoi Europianin!

Euro 2016 – Ronaldo pas ndeshjes: Islanda festoi sikur fitoi Europianin!
June 15
11:52 2016

Nuk ka qenë vetëm rezultati zhgënjyes i ndeshjes ai që ka mërzitur yllin e Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo.

Pas ndeshjes së përfunduar me rezultatin 1:1, ku portugezi nuk shkëlqeu ashtu si në ditët e tij të mira për të ndihmuar skuadrën të marrë 3 pikët, ai është shprehur për një “mentalitet të ngushtë” nga ana e ekipit kundërshtar.

“Ishte një situatë stresuese. Ne u përpoqëm shumë për të fituar ndeshjen, ndërkohë që Islanda nuk u përpoq për asgjë. Shënuan një gol, krijuan gjithsej 2 mundësi në 90 minuta dhe vendosën “autobusin” mbrapa, gjë që e bëri të vështirë për Portugalinë të fitonte ndeshjen”, – shprehet Ronaldo, i pakënaqur nga mënyra e lojës së debutuesve të Islandës, që me pikën e arrirë kundër një kombëtareje si Portugalia çuan në delir gjithë tifozerinë e pranishme në stadium.

“Ishte një natë me fat për ta. Ne duhej të kishim fituar 3 pikët, por mirë edhe kështu. Edhe ekipet favorite si Franca apo Spanja hasën shumë vështirësi në ndeshjen e parë.
Mënyra se si islandezët festuan më dha përshtypjen se ata fituan Kampionatin Europian, e pabesueshme!” – shtoi më tej ai.

E pra, mesa duket pamundësia për të marrë maksimumin përballë një ekipi që luan për herë të parë në një kompeticion si Europiani dhe paraqitja nën nivelin e zakonshëm e kanë shtyrë Cristianon ta hedhë “fajin” te ekipi kundërshtar, gjë që nuk u ka pëlqyer shumë tifozëve apo ndjekësve të thjeshtë.

Komento