Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Rekord në ndeshjen Kroaci-Portugali! Ja shifra e rrallë…

Euro 2016 – Rekord në ndeshjen Kroaci-Portugali! Ja shifra e rrallë…
June 26
09:54 2016

Përballja e djeshme mes Kroacisë dhe Portugalisë e vlefshme për fazën 1/8 të Euro 2016 ishte një prej më të priturave, ama brenda 90 minutave të para të lojës ajo ç’ka u pa në fushë i zhgënjeu të gjithë!

Të dyja Kombëtaret zbritën në fushë me një lojë disi të tërhequr, aq sa nuk arritën të ‘shihnin’ pasqyrën e portës as edhe një herë gjatë gjithë kohës së rregullt.

Epo, kemi të bëjmë me një rekord në plot kuptimin e fjalës, edhe pse negativ në këtë rast. Mendohet se një rezultat i tillë nuk është regjistruar në asnjë ndeshje të fazave finale të ‘Europianëve’ apo të ‘Botërorëve’ që nga viti 1980!

Me sa u pa ishte skuadra e Kroacisë ajo që provoi më shumë duke shkuar drejt portës plot 8 herë por pa arritur ta rrezikojë atë, ndërkohë që Portugalia paguajti rendimentin jo të lartë të Cristiano Ronaldo-s dhe Nani-t, me vetëm 3 gjuajtje.

U deshën 30 minutat e shtesës për të parë më shumë lëvizje e për ta bërë ndeshjen më emocionuese, të cilat u mbyllën me golin e Ricardo Quaresma-s që e kaloi Portugalinë në fazën tjetër të Euro 2016.

Komento