Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Përralla islandeze merr formë! Ja pse Kombëtarja e Islandës po shkëlqen

Euro 2016 – Përralla islandeze merr formë! Ja pse Kombëtarja e Islandës po shkëlqen
June 28
09:52 2016

Askush nuk do ta besonte para pak javësh që Kombëtarja e Islandës do të mund të arrinte në këtë fazë të Euro 2016, e aq më tepër duke mundur Anglinë.

Fitorja e djeshme me rezultatin 2 me 1 ndaj atyre që në fillim të turneut konsideroheshin një ndër favoritët, i mundëson debutuesve islandezë të vazhdojnë të ëndërrojnë.

Por çfarë e bën këtë Kombëtare kaq interesante për sytë e publikut?

Epo, ju bëjmë me dije se deri në vitin 2002, në Islandë luhej futboll vetëm 4 muaj në vit, për shkak të kushteve të papërshtatshme atmosferike. Në të gjithë vendin ekzistonin gjithsej 12 fusha loje, 5 prej të cilave për futboll me 11 veta dhe vetëm 1 fushë të mbuluar.

Sot, pas 15 vitesh Islanda ka 159 fusha të mëdha dhe 19 të tjera të mbuluara, me tribuna që presin deri në 3000 tifozë, pa mure ndarëse.

Flitet se lojtarët lidhen pas futbollit për pasion e jo për arsye ekonomike.

Duke qenë se kemi të bëjmë me një shtet shumë të vogël, ata rriten bashkë dhe para se të bëhen shokë ekipi, janë miq. Që të vegjël islandezët mësohen me punë të vështirë dhe me kulturën e futbollit, pa përfituar paga të mëdha.

Janë këto arsyet kryesore që Kombëtarja Islandeze të arrijë deri në këtë pikë sot, duke u bazuar te loja e grupit.

Në vitin 2002, Islanda renditej e 131-ta në renditjen e UEFA-s, ndërkohë që sot renditet e 26-ta dhe për herë të parë në historinë e saj arrin në çerekfinale të një ‘Europiani’.

Meritë e kësaj arritjeje është dhe tifozeria gjithnjë e numërt në stadium, e cila nuk ka reshtur për asnjë moment së mbështeturi skuadrën.

Etiketimet
Shperndaje