Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Penalltitë poshtë tifozerisë italiane? Schweinsteiger rrëfen arsyen…

Euro 2016 – Penalltitë poshtë tifozerisë italiane? Schweinsteiger rrëfen arsyen…
July 04
17:02 2016

Nëse rezultati përfundimtar i përballjes Gjermani-Itali do të dilte ndryshe, me siguri sot të gjithë do të merreshin me Bastian Schweinsteiger e me zgjedhjen e tij për të goditur 11-metërshat nga krahu i tifozerisë italiane.

Një ide surprizë kjo e kapitenit të Kombëtares Gjermane, që rezultoi fitimtare, edhe pse ai vetë e humbi penalltinë e tij.

“Italianët u gëzuan nga zgjedhja ime. Unë mendova për 11-metërshat e së kaluarës, për vitin 2012 e për Zvicrën e cila u eliminua nga Polonia duke gjuajtur pikërisht poshtë tifozerisë së saj”, – shprehet Bastian, teksa kërkon të shpjegojë arsyen e vendimit të tij.

Kujtojmë se në vitin 2012, në finalen e Champions League, Bayern Munchen humbi me penallti përballë Chelsea, pikërisht prej goditjes së gabuar të Schweinsteiger.

“Do të përpiqem të përmirësoj teknikën time të gjuajtjes, të rikthehem më i fortë se sot!” – shton ai.

E pra, tashmë ajo që ka rëndësi është përballja e radhës në gjysmëfinale përballë Francës pritëse, ndeshje e cila vjen edhe si meritë e vendimit “të çuditshëm” të kapitenit për penalltitë, që i habiti të gjithë!

Komento