Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Njihuni me Robson-Kanu, heroin “e papunë” të Uellsit

Euro 2016 – Njihuni me Robson-Kanu, heroin “e papunë” të Uellsit
July 02
11:44 2016

I ka surprizuar të gjithë rezultati i ndeshjes çerekfinale të mbrëmjes së djeshme, ku Kombëtarja e Uellsit mundi 3 me 1 belgët.

E ndërsa të gjithë prisnin shkëlqimin e Gareth Bale, ai që u shfaq vërtet deciziv ishte sulmuesi 27-vjeçar Robson-Kanu, i cili shënoi golin e avantazhit për uellsianët dhe i dha skuadrës akoma më shumë gjallëri dhe bindje se mund të besonin vërtet në kalimin e turit, si kurrë më parë.

Në vetëm 29 topa të luajtur, Robson-Kanu krijoji 2 raste goli, goditi 3 herë portën kundërshtare, përveçse fitoi dy driblime në zonën e portës belge, duke ia bërë jetën shumë të vështirë dyshes së mbrojtjes, Alderweireld-Denayer.

Aspak keq për një sulmues “të papunë”, i cili mbeti pa skuadër nga mbyllja e sezonit që kaloi te Reading, në kategorinë e dytë angleze. Këtu vlen të përmendim se anglezi i natyralizuar si uellsian kishte shënuar vetëm 2 gola me Kombëtaren nga viti 2010 deri dje.