Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Kjo është shifra “e frikshme” e testeve antidoping të kryera deri tani

Euro 2016 – Kjo është shifra “e frikshme” e testeve antidoping të kryera deri tani
July 01
11:00 2016

Mbi 1800 kontrollet antidoping janë kryer nga UEFA prej datës 1 janar të këtij viti deri sot, të lidhura me ndeshjet e Euro 2016 dhe përballjet në vigjilje të saj. Fatmirësisht, të gjitha të dhënat e marra nuk kanë nxjerrë asnjë rast shkeljeje!

354 testeve të kryera gjatë ndeshjeve të Europianit u shtohen 1464 rastet e tjera jashtë turneut, duke përfshirë këtu si ato të kryera në ditët para fillimit, ashtu edhe ato mes ndeshjeve të ndryshme.

Të 24-a kombëtaret e kualifikuara për fazën finale të turneut janë vizituar nga zyrtarët e UEFA-s e nga agjencitë e tyre antidoping, por në asnjë prej kampioneve të analizuara nga laboratorët e certifikuar nga Wada nuk kanë dalë të dhëna që shkelin rregullat.

Por nuk mbyllet me kaq: të tjera kontrolle do të kryhen nga sot e deri në fund të kompeticionit e për këtë UEFA ka bërë marrëveshje me zyrtarët e kombëtareve për të aplikuar metodat më të mira të kontrolleve, pa u cenuar skuadrave përgatitjen për fazën finale.

Komento