Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Joachim Low: Itali apo Spanjë? Gjumin do ta bëj të qetë

Euro 2016 – Joachim Low: Itali apo Spanjë? Gjumin do ta bëj të qetë
June 26
23:33 2016

Trajneri i Kombëtares Gjermane, Joachim Low shprehet se nuk ka ndërmend të kalojë netë pa gjumë për arsye se kundërshtari i tyre në çerekfinalet e Euro 2016 do të dalë nga përballja Itali-Spanjë.

Fitorja e pastër me rezultatin 3-0 ndaj Sllovakisë, me golat e Jerome Boateng, Mario Gomez e Julian Draxler i jep shpresë dhe qetësi për ndeshjen e radhës, pavarësisht se kundërshtari do të jetë shumë i rrezikshëm.

“Gjumin do ta bëj të qetë!” – shprehet Low.

“Italia është shumë e fortë në mbrojtje dhe e mirë në sulm. Ndërkohë, spanjollët zhvillojnë lojën më të mirë sulmuese të viteve të fundit. Të dyja janë mes favoritëve për të triumfuar.” – shton gjermani.

Vëmendja është e madhe këto kohë përsa i përket zgjedhjeve të trajnerit në ndeshjet e zhvilluara deri tani. Edhe pse paraqitjet e Mario Gotze nuk kanë qenë ato që Low priste, apo mungesa e golit të Thomas Muller vazhdon ende, 56-vjeçari shprehet i kënaqur me repartin e tij të sulmit.

“Nuk ka të bëjë me të ashtuquajturin “numri 9 fals”. Kur ke një sulmues dhe askush nuk e ndjek atë, atëherë suksesi nuk vjen. Mario Gomez, Thomas Muller do të kenë shumë mundësi të tjera.” – deklaron Low.