Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Euro 2016”, ISIS planifikon të sulmojë Marsejën, më 15 qershor luan Shqipëria

“Euro 2016”, ISIS planifikon të sulmojë Marsejën, më 15 qershor luan Shqipëria
May 30
12:43 2016

Shteti Islamik dyshohet se po planifikon të sulmojë qytetin e Marsejës, ku do të zhvillohen së afërmi ndeshja mes Anglisë dhe Rusisë më 11 qershor dhe përballja e Shqipërisë me Francën më 15 qershor, shkruan “The Sun”.

Policia bën me dije se në laptopin e përdor nga terroristi i shumëkërkuar Salah Abdeslam, truri i sulmeve terroriste në Paris dhe Bruksel, janë gjetur të dhëna për një komplot terrorist ku do përfshihen bomba, armë, drone dhe sulme vetëvrasëse për të goditur zonat e grumbullimit të tifozëve.

Pavarësisht arrestimit të Abdeslam, ekziston frika se plani për të goditur zonën historike të “Portit të Vjetër” në Marsejë vijon. Në laptop janë zbuluar edhe të dhëna që flasin për sugjerimin e një komploti për të vrarë sa më shumë tifozë anglezë duke përdorur AK47-a, kamikazë dhe ndoshta edhe drones armatosur me armë kimike.

Një burim i sigurisë në Belgjikë tha se Marseja është në krye të listës së objektivave. “Abdeslam është arrestuar, por ka ende të tjerë që janë po aq fanatikë dhe mund të godasin. Tifozët anglezë dhe rusë janë objektiva të dukshme, për shkak se të dy vendet janë kanë bombarduar ISIS në Siri dhe Irak.”, shprehet burimi. Informacioni i laptopit të konfiskuar në muajin Mars do të përdoret edhe në gjyqin ndaj Abdeslam.

Etiketimet
Shperndaje