Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Euro 2016”, FSHF publikon axhendën e Kombëtares

“Euro 2016”, FSHF publikon axhendën e Kombëtares
April 22
19:33 2016

Federata Shqiptare e Futbollit së bashku me trajnerin e kuqezinjve kanë publikuar axhendën e Kombëtares Shqiptare gjatë periudhës së përgatitjeve dhe gjatë zhvillimit të “Euro 2016”. Në bazë të një plani të detajuar, Kombëtarja do të vendoset fillimisht më 23 maj në Austri, në kuadër të minifazës përgatitore në Badwaltersdorf, për të vijuar më 29 maj me miqësoren e parë kundër Katarit, që do të zhvillohet po në Austri.

Më 2 qershor, ekipi i kuqezinjve do të niset drejt Bergamos në Itali, ku do të zhvillojë miqësoren e dytë në “Attleti Azzurri”, kundër Ukrainës. Më 6 qershor do të udhëtojë drejt Peros Guirec të Francës, ku do të qëndrojë gjatë gjithë periudhës së Europianit. Në këtë qytet do të jetë rezidenca zyrtare e Kombëtares Shqiptare.

Një ditë përpara zhvillimit të tri ndeshjeve, më 10, 15 dhe 19 qershor, ekipi shqiptar do të udhëtojë drejt destinacioneve Lens, Marsejë dhe Lion. Pas përfundimit të ndeshjeve, do të kthehet në Peros Guierec.

Komento