Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Franca në finale! Ja deklaratat e protagonistëve pas ndeshjes

Euro 2016 – Franca në finale! Ja deklaratat e protagonistëve pas ndeshjes
July 08
11:29 2016

Fitorja përballë kampionëve të botës me rezultatin 2 me 0 sigurisht që i ka lumturuar futbollistët franceze dhe gjithë vendin pritës të Euro 2016. Franca e udhëhequr nga Didier Deschamps, Paul Poga, Antoine Griezmann realizon ëndrrën për të qenë finaliste në shtpinë e saj. E për këtë protagonistët shfaqen shumë entuziastë, ashtu siç është e drejtë të ndodhë…

“E dinim që do na duhej të vraponim shumë. Ata janë një ekip shumë teknik, por ne studiuam ndeshjen e Italisë dhe kuptuam ku mund t’i godisnim! Luajtëm mirë me kundërsulmin, qëndruam të bashkuar. Jam vërtet i lumtur për veten dhe për skuadrën. Driblimi ndaj Shkodran Mustafit? Nuk e di si e bëra, ishte instiktive! Si e gjykoj ‘Europianin’ tim? Është gjithmonë mirë të jesh gjithnjë e në përmirësim. Duhet të vazhdoj kështu, duke shpresuar të përmirësohem në finale që duam ta fitojmë!” – shprehet mesfushori i Juventus-it, pas ndeshjes.

Autori i dy golave, një ndër futbollistët më të përfolur të momentit, tregohet modest:
“E gjitha kjo është shumë e bukur dhe nuk erdhi rastësisht. Jemi në finale falë punës së të gjithë futbollistëve, por edhe të stafit. Shpresojmë të fitojmë në finale, duhet ta kompletojmë këtë vepër. Golat? Pata mundësinë të shënoja me anë të penalltisë dhe fatin të gjendesha në vendin e duhur.”

Nga ana tjetër, trajneri Deschamps shprehet krenar për lojtarët e tij dhe thotë se u ka besuar gjithmonë:
“Ndihemi shumë të lumtur e krenarë. Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre të madhe. Na vunë në vështirësi me cilësitë e tyre, por ne nuk u dorëzuam kurrë. Vuajtëm dhe në fund fituam! Është e mrekullueshme, tashmë jemi në finale. Kam besuar gjithmonë te lojtarët e mi. Kjo është fitorja jonë!