Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Didier Deschamps: Do doja të luaja dhe unë!

Euro 2016 – Didier Deschamps: Do doja të luaja dhe unë!
July 09
14:00 2016

Nesër në mbrëmje luhet finalja e shumëpritur e Euro 2016, Portugali-Francë dhe emocionet janë të mëdha në të dyja kampet. Mbi të gjithë, ata që përjetojnë një ndjesi të veçantë janë të zotët e shtëpisë, futbollistët francezë të cilët do të donin t’i dhuronin me patjetër kupën vendit!

Pavarësisht kësaj, trajneri Didier Deschamps është shfaqur i qetë në konferencën për shtyp të ditës së sotme, ku nuk ka dashur të shfaqë shumë emocione:

“Kemi punuar 2 vite për të arritur këtu, për të pasur këtë përqëndrim! Ajo që vlen tashmë është vetëm fitorja!”

Më pas rrëfen edhe një ‘peng’ të vogël:

“Ndihem disi i frustruar pasi unë nuk mund të luaj. Shpeshherë dua të vesh këpucët e të futem në fushë!”