Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016: Del Bosque “përjashton” Diego Costa-n dhe Juan Mata-n

Euro 2016: Del Bosque “përjashton” Diego Costa-n dhe Juan Mata-n
May 17
19:20 2016

Trajneri Vicente Del Bosque ka prezantuar sot listën me 25 futbollistë që do të tentojnë të mbrojnë titullin kampion Europe në kompeticionin që do të startojë në qershor në Francë.

Bie në sy mungesa e sulmuesit të Chelsea-t, Diego Costa dhe e mesfushorit të Manchester United, Juan Mata.

Në fakt, që nga koha kur Costa vendosi të përfaqësojë Spanjën dhe jo Brazilin, ai ka kaluar një periudhë të vështirë. Fillimisht nga eliminimi në fazën e grupeve të kombëtares spanjolle në Kupën e fundit të Botës, për të ardhur së fundmi në një nga sezonet më të dobëta të zhvilluara nga skuadra e tij.

Nga ana tjetër, Mata ka kaluar një sezon jo me shumë fat, ku numëron vetëm 6 gola dhe 5 asist në 37 ndeshje të kampionatit. Kur mendon se gara bëhej përballë lojtarëve si David Silva, Andres Iniesta, Cesc Fabregas e Isco, lënia jashtë e Juan Matas nuk të surprizon shumë.

Të tjerë emra të njohur që nuk janë grumbulluar janë Fernando Torres, Santi Cazorla dhe Javi Martinez.

“Ne i kemi vlerësuar të gjithë. Nuk duam të thërrasim shumë elementë të cilët kanë dyshime rreth gjendjes së tyre fizike. Situata e Cazorla-s është e njëjtë me atë të Diego Costa-s, ai ka qëndruar jashtë fushave për 5 muaj, bëri përpjekje të mëdha për të qenë gati, por ne nuk mund të rrimë me dyshime”, – u shpreh Del Bosque.

Kjo është lista e plotë e futbollistëve të thirrur në Kombëtare:

I. Casillas, D. de Gea, S. Rico, S. Ramos, G. Pique, D. Carvajal, J. Alba, M. Bartra, C. Azpilicueta, M. San Jose, Juanfran, Bruno, S. Busquets, Koke, Thiago, A. Iniesta, Isco, D. Silva, Pedro, C. Fabregas, S. Niguez, A. Aduriz, Nolito, A. Morata, L. Vazquez.