Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Bastian Schweinsteiger për eliminimin: Është një turp i vërtetë!

Euro 2016 – Bastian Schweinsteiger për eliminimin: Është një turp i vërtetë!
July 08
11:51 2016

“Të dashur tifozë, është një turp i vërtetë! Ëndrra jonë nuk u përmbush!”

Kështu nis letra që kapiteni Bastian Schweinsteiger ka bërë publike për të gjithë tifozët gjermanë, të zhgënjyer nga humbja e Kombëtares përballë Francës, me rezultatin 2 me 0.

“Fatkeqsisht, na mungoi diçka shumë e rëndësishme përballë Francës; pak fat! Por humbjet janë pjesë e lojës, edhe pse të dhembin! Ndihem krenar për atë që kemi arritur. I kemi qëndruar besnikë stilit tonë të lojës. U rritëm si ekip në 7 javët e fundit dhe ky bashkim që na bëri të fortë 2 vite më parë në Brazil, bëri të njëjtën gjë edhe këtu, në Francë.” – shton Bastian më tej, me nota zhgjënimi, por me krenarinë që i karakterizon.

“Tifozët tanë janë pjesë e gjithë kësaj. Kudo ku ishim: Lille, St. Denis, Paris, Bordeaux apo Marseille, falë jush ne patëm lojtarin e dymbëdhjetë në krah. Duam t’ju themi ‘FALEMINDERIT’ të gjithëve ju.” – shkruan gjermani për një tifozeri të zjarrtë që ishte gjithnjë prezente në ndeshjet e Kombëtares.

Gjithashtu kapiteni nuk lë pa përmendur as mikpritjen franceze, falë së cilës shijuan kushte të mrekullueshme që i lejuan ata të përqëndroheshin në maksimum për të gjitha sfidat e kompeticionit.

Etiketimet
Shperndaje