Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Antonio Conte: Gjermanët, më të mirët. Duhet të jemi të jashtëzakonshëm

Euro 2016 – Antonio Conte: Gjermanët, më të mirët. Duhet të jemi të jashtëzakonshëm
July 02
13:15 2016

Sonte në mbrëmje luhet ndeshja e shumëpritur Gjermani-Itali, e cila do të nxjerrë skuadrën e tretë gjysmëfinaliste të Euro 2016, pas Portugalisë dhe Uellsit.

Favoritët mbeten gjermanët, edhe pse paraqitjet e Kombëtares Italiane i kanë lënë të gjithë gojëhapur.

Eliminimi i Spanjës favorite  i ka dhënë besim trajnerit Antonio Conte se mund të zhvillojnë një tjetër ndeshje të madhe përballë gjermanëve, të cilët ai i konsideron si më të mirët në botë.

Pavarësisht se prej muajsh italiani dëgjon të thuhet se po drejton Kombëtaren më të dobët italiane të viteve të fundit, ai vazhdon të ketë besim se mund t’i hedhë poshtë të gjithë zërat.

“Bëmë diçka të jashtëzakonshme kundër Spanjës. Nesër duhet të bëjmë diçka edhe më të jashtëzakonshme se aq”, – shprehet Conte në konferencën për shtyp të ditës së djeshme.

“Jemi të gjithë të vetëdijshëm për forcat tona, por edhe për ato të kundërshtarit. Nëse arrihet të bashkohen talenti dhe organizimi si i tyre krijohet një miks marramendës! Nuk është surprizë fakti që ata janë kampionë bote. Është skuadra më e mirë në botë,” – shton italiani.

Kujtojmë se Italia gëzon një rekord kundrejt Gjermanisë, pasi ka arritur t’i fitojë të katërta përballjet në fazat me eliminim.

Komento