Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Angli e Spanjë, mediat ‘shpërthejnë’ kundër Kombëtareve

Euro 2016 – Angli e Spanjë, mediat ‘shpërthejnë’ kundër Kombëtareve
June 28
11:25 2016

Humbjet e djeshme për fazën e 1/8-ave të Euro 2016, njëra përballë Italisë me rezultatin 0-2 dhe tjetra përballë Islandës me rezultatin 1-2, kanë bërë që Kombëtarja Spoanjolle dhe ajo Angleze të vihen nën akuzë në shtetet përkatëse. Eliminimet kanë shkaktuar një ‘Bum” komentesh negative nëpër media.

Në Londër, “Daily Express” e konsideron një turp të madh paraqitjen e Kombëtares së “3 luanëve” kundër Islandës.
Sipas “l’Equipe”, fitorja e debutuesve ishte gjeniale, duke bërë të mundur kalimin në çerekfinale përballë francezëve.
“The Sun” e konsideron ‘Fatkeqsi kombëtare’ dështimin e anglezve dhe e shton dozën e agresivitetit duke akuzuar futbollistët si pa shtyllë kurrizore.
“Daily Star” shkruan ‘Të turpëruar’, duke vënë në shënjestër trajnerin Roy Hodgson, ndërsa “Daily Mail” shprehet se Anglia përveçse jashtë Europës, edhe u turpërua!

Në krahun tjetër, edhe spanjollët akuzohen rëndë.
“Marca” shkruan: “U mbyll një cikël. Spanja e Del Bosque-s humbet 2 me 0 me Italinë. Kampionët e Europës humbasin dhe përshëndesin ‘Europianin’.” Më tej komplimenton Kombëtaren Italiane e cila e meritoi plotësisht kalimin e turnit.

Akoma më e ashpër tregohet “As”, që shkruan: “Fundi i një ere”. Kur hyn në detaje pastaj vazhdon të sulmojë lojtarët: “Pjesa e parë ishte katastrofike. De Gea evitoi një goleadë.”
Ndërkohë, “El Mundo Deportivo” nuk e komplikon më shumë situatënL “Lamtumirë ‘la Roja’ Kampione e Europës!”

Komento