Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – Alarm për bombë në Lille, para ndeshjes Itali-Irlandë

Euro 2016 – Alarm për bombë në Lille, para ndeshjes Itali-Irlandë
June 22
18:35 2016

Momente frike në Lille, në qytetin ku sonte në mbrëmje do të luhet ndeshja Itali-Irlandë e grupit E të Euro 2016.

Disa orë para fillimit të lojës, policia ka evakuuar të gjithë përfaqësuesit e mediave prezente në stadium për shkak të një alarmi për bombë.
Gazetarët u detyruan të dilnin nga zona e rezervuar për ta për t’i lënë më pas vend hyrjes së forcave të policisë për të kuptuar natyrën e alarmit.

Por fatmirsisht, ashtu si në disa raste të mëparshme, bëhej fjalë vetëm për një masë parandaluese.

Brenda një ore situata u normalizua dhe të gjithë u qetësuan.

Komento