Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Euro 2016 – 3-shja e mbrojtjes italiane mahniti gjithë botën!

Euro 2016 – 3-shja e mbrojtjes italiane mahniti gjithë botën!
June 15
18:29 2016

Kombëtarja italiane që u pa në përballjen e parë kundër Belgjikës jo vetëm që i la të gjithë gojëhapur, po bëri dhe shumë skeptikë të dashuroheshin me të.

Krahas golashënuesve, ishin performancat e 3-shes së mbrojtjes, Leonardo Bonucci-t, Giorgio Chiellini-t dhe Andrea Barzagli-t ato që lanë më shumë shenjë, duke u konsideruar si mbrojtja më e mirë në botë.

Interesantja në këtë rast është që për herë të parë nuk u fol për ‘catenaccio’-n e famshme italiane, po për një fazë mbrojtjeje të konsoliduar dhe elastike, aq sa revista e famshme fanceze “So Foot” e krahason treshen e Juventusit me protagonistët e filmit të Quentin tarantino-s, “The Hateful Eight”.

“Janë ‘të egër’, shkaktojnë faulle dhe mbrojnë mrekullisht. Ata janë Andrea Barzagli, Leonardo Bonucci e Giorgio Chiellini, 3 ‘bastardët’ e mrekullueshëm të Kombëtares italiane!” – shkruhet në artikull.

E pra, për një natë të vetme (deri tani), BBC-ja e vërtetë ishin tre mbrojtësit italianë dhe jo Benzema, Bale e Cristiano të Real Madrid.