Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Është zyrtare: Rusia jashtë Lojëra Olimpike!

Është zyrtare: Rusia jashtë Lojëra Olimpike!
December 07
19:03 2017

 

Lajme jo të mira kanë ardhur nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik në Zvicër për Rusinë, pasi kjo e fundit është përjashtuar nga Lojërat Olimpike Dimërore.

Kjo është hera e parë që Komiteti merr një vendim kaq drastic kundrejt një shteti konkurrues, por këtë herë, siç shprehen edhe vetë antarët, janë detyruar nga rrethanat dhe kushtet në të cilat gjendet Rusia.

Sipas ekspertëve të KNO , Rusia është pjesë e një skandali doping-u, ku shumicës së sportistëve u janë gjetur substanca doping-u.

Ama, atletët e Rusisë do të jenë pjesë e kompeticionit, por me kusht që të garojnë nën flamurin olimpik dhe jo të atij rus. Edhe nëse ata do të fitojnë medalje të artë, himni që do të luhet do të jetë ai olimpik dhe jo ai rus.

Pra, në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm që do të mbahen në Pyeongchang Rusia nuk do të jetë pjesë dhe do të paguajë edhe 15 milion $ gjobë. /Blitz.al/

Shperndaje