Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Enis Bardhi sherr për të ekzekutuar një goditje dënimi, situata e ngjashme me Neymar-Kavani!

Enis Bardhi sherr për të ekzekutuar një goditje dënimi, situata e ngjashme me Neymar-Kavani!
September 22
13:59 2017

Ai ka pak kohë dhe është një lojtar i ri në futbollin spanjoll por ka treguar dëshirën për të qënë protagonist i Levantes. Ai që në fillim është cilësuar si një nga ekzekutuesit më të mirë të goditjeve të dënimit në Spanje e kjo gjë ka bërë që ai të ketë një debat të vogël me shokun e tij të skuadrës Ivi. Ka qënë një moment shumë i ngjashëm me atë që ndodhi disa ditë më parë mes Kavanit dhe Neymar të PSG.

Ishte minuta e e 88 të e ndeshjes mes Levantes dhe Real Sociedad kur rezultati ishte 2-0 për Levanten , kur u shkaktua një faull para zonës se Real Sociedad. Bardhi ishte ai që pritej ta ekzekutonte por Ivi mori topin për ta gjuajtur vetë. Bardhi ngulmoi për ta gjuajtur vetë dhe patën në debat të vogël mes tyre, pas kësaj ky i fundit arriti ta ekzekutonte goditjen dhe shënoi me anë të një gjuajtje perfekte golin e tretë për Levantën. /blitz.al/

Komento
Shperndaje